Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Nën ndikim të alkoolit rrahen disa persona në Prishtinë, sulmojnë edhe një polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 27.04.2024 ka marrë një informacion për përleshje në mes të disa personave në Prishtinë.

Pasi që kanë dalë në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë hasur dy të dyshuar të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Sipas njoftimit, gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll, njëri nga të dyshuarit ka goditur një polic, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.