Jill Stein. Foto: Facebook.

Kandidatja presidenciale Jill Stein u arrestua në protestën pro-palestineze në Universitetin e Uashingtonit

Kandidatja presidenciale e Partisë së Gjelbër, Jill Stein, u arrestua të shtunën në një protestë pro-palestineze në Universitetin e Uashingtonit.

Sipas raportimit të CNN, Stein ishte në protestë për të mbështetur studentët që kishin ngritur një kamp dhe deklaruan se nuk do të largoheshin derisa Universiteti i Uashingtonit të largohej nga Boeing dhe të bojkotonte institucionet akademike izraelite, mes kërkesave të tjera.

Në një video të regjistruar para arrestimit të saj dhe të postuar në X, kandidatja e Partisë së Gjelbër tha se qëndronte në mbështetje të studentëve dhe të drejtave të tyre kushtetuese për lirinë e fjalës.

“Ne do të qëndrojmë këtu në linjë me studentët që po ngrihen për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për t’i dhënë fund gjenocidit” –  tha Stein.

David Schwab, drejtor i komunikimit për “Jill Stein për Presidente”, tha se Stein kishte tentuar të de-përshkallëzonte situatën midis protestuesve dhe policisë të shtunën pasdite, por se policia “nuk ishte reaguese” dhe filloi arrestimet menjëherë pas kësaj.

“Siç tha Dr. Stein, është e turpshme që administratat e universiteteve po e miratojnë përdorimin e forcës kundër studentëve të tyre, të cilët thjesht po bëjnë thirrje për paqe, të drejtat e njeriut dhe fundin e një gjenocidi që populli amerikan e urren” –  tha Schwab.

Menaxheri i fushatës së Stein dhe zëvendësmenaxheri i fushatës u arrestuan gjithashtu/CNN/.