Prokuroria mbyll dosjen e drogës për djalin e prokurorit special

Një hulumtim mbi dyvjeçar i “Drejtësia në Kosovë” ka zbuluar rrugëtimin se si një lëndë e drogës ku i dyshuar ishte djali i një prokurori special është mbyllur në Prokurorinë e Prishtinës.

Hulumtimi ofron detaje për djalin e prokurorit i cili ishte arrestuar në posedim droge dhe edhe përkundër faktit se kishte pranuar fajësinë lënda e tij ishte mbyllur nga prokurorja Arbëresha Shala- Rraca.

Hulumtimi zbardh lidhjet e prokurorit special me prokurorinë e Prishtinës ndërsa ofron të dhëna kur Prokuroria e Shtetit për raste të ngjashme kishte ngritur aktakuza dhe të dyshimtit ishin dënuar me burgim, ose me kusht.

Rrugëtimin e rastit të iniciuar nga Drejtoria e Drogave të Policisë, i cili ka përfunduar pa u dërguar në gjykatë mund ta ndiqni këtë të premte nga ora 22 e 20.

Në hulumtim argumentet e tyre i paraqesin:

Arbëresha Shala- Raqa, prokurore e rastit

Zëvendëskryeprokurori i Prishtinës

Kryeprokurori i Pejës

Avokatë dhe ekspertë të fushës

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani.

Hulumtimin mund ta ndiqni të premten nga ora 22 në RTK dhe live në KALLXO.com.

Ilustrim

Tre persona të mitur janë arrestuar dje me 11.05.2024 nga Policia e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit nën kërcënimin e thikës një femre i kanë kërkuar para.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.