Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale arreston një qytetar serb për veprën penale kundër rendit kushtetues

Një qytetar i nacionalitet serb është arrestuar të shtunën më 11.05.2024, njofton Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ai dyshohet se ka kryer vepra penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ka arrestuar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’ – njofton zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

Prokuroria Speciale njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit S.M.