Policia arreston të dyshuarin për vjedhje në 5 xhami dhe një kishë në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar të dyshuar për vjedhje të rëndë në objekte fetare në rajonin e Gjilanit.

A.K., dyshohet se ka kryer vjedhje në xhaminë e fshatit Pidiq, Zhegër, Miresh, në xhaminë e lagjes ‘Arbëria’ dhe atë në rrugën ‘Fadil Jakupi’ në Gjilan si dhe në Kishën në Kllokot.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të njëjtit i janë ofruar video-inicizime si dëshmi për përfshirjen e tij në 6 vjedhjet.

Pas intervistimit të A.K., 23-vjeçar, organet e rendit bënë të ditur se ai dyshohet të jetë involvuar edhe në dy raste të vjedhjeve të shtëpive.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.