Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një i mitur në Viti, sulmoi me kaçavidë një person tjetër

Një person i mitur është arrestuar dje me 11.05.2024 në Viti, pasi që pas një konflikti verbal, e ka sulmuar me kaçavidë një person tjetër, duke e goditur disa herë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari i mitur me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.