Abdixhiku refuzon të takohet me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka refuzuar takimin me Kryeministrin, Albin Kurti, duke konsideruar të vonuar ftesën e Kurtit.

“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tri vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre” – thuhet në letrën e Abdixhikut dërguar Kurtit.

Më tej në letër, kreu i LDK-së ka thënë se çështjet e ngritura në letrën e Kurtit, përkatësisht agjenda legjislative e Kuvendit mund të diskutohet në Kryesinë e Kuvendit mes përfaqësuesve politikë.

Lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat nuk janë votuar që disa herë në Kuvend në mungesë të kuorumit, Abdixhiku ka thënë se LDK i konsideron ato mbi politikat ditore, prandaj do të vazhdojë t’i votojë ato.

Letra e Lumir Abdixhikut drejtuar Albin KurtitNdryshe nga LDK, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pranuar të takohet me kryeministrin të hënën, më 13.05.2024.

Sipas zëdhnësit të PDK-së, Faton Abdullahu të këtë takim do të kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve.

Kryeministri Kurti ka dërguar ftesë edhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës por takimi nuk është konfirmuar ende nga prerësit e AAK-së.