Selia e dikurshme e UNMIK-ut në Prishtinë

UNMIK-u reagon për dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Lipjan

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ka reaguar lidhur me dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në qytetin e Lipjanit, dy ditë më parë.

“UNMIK dënon përdhosjen e varreve në varrezat ortodokse në Lipjan. Veprime të tilla të pakujdesshme në vendet e shenjta nxjerrin në pah kujtime të dhimbshme për anëtarët e familjes dhe komunitetet po ashtu”, thuhet në reagimin e këtij misioni.

UNMIK ka kërkuar që kryesit e veprës të vihet para drejtësisë.

“UNMIK-u inkurajon Policinë e Kosovës që të sigurojë një hetim të shpejtë për të identifikuar kryerësit dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë”,vijon reagimi në Facebook.

Ndërkaq, Policia e Kosovës një ditë më parë në raportin 24 orësh, kishte njoftuar për dëmtimin e këtyre varrezave.

Sipas PK-së, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan me datë 13 korrik 2019 rreth orës 2:25, është raportuar se nga person-a të pa njohur janë dëmtuar disa gurë të varrezave ortodokse serbe.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhej në raport.