Gruaja raporton në Polici se kunati e largoi nga shtëpia bashkë me dy fëmijët

Në Prishtinë në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i dhunës në familje më 05.06.2024.

Viktima grua ka raportuar se bashkë me dy fëmijët e saj është larguar nga shtëpia nga i dyshuari, kunati (burri i vëllaut).

Për rastin është njoftuar prokurori ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Në Lipjan më 05.04.2024 rreth orës 17:00 një grua ka raportuar burrin e saj i cili e kishte sulmuar fizikisht atë.

Rasti dyshohet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshjes në mes palëve.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Në Ferizaj më  05.04.2024 Policia ka arrestuar një person pasi i  njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.