
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Arrestohen katër burra, kishin prerë dru në pyllin e dikujt tjetër
30.4.2024 - 10:19
Katër burra janë arrestuar për arsye se kishin prerë dru në pyllin e ankuesit.
Rasti ka ndodhur më 29.04.2024 në fshatin Besi të Prishtinës.
Nga të dyshuarit është sekuestruar një furgon dhe një mot-sharrë.
Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.