Osmani: Granti mbi 200 milionë euro i SHBA-së do ta transformojë sektorin e energjisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Korporatës të Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford.

Osmani ka bërë të ditur se granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin e energjisë në Kosovë.

“Granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë.  Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, Zëvendëspresident në MCC. Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA”- ka shkruar Osmani, më 30.04.2024

Më 30.04.2024, në ora 17:00h Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës do të lansojnë programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe zv.presidenti i MCC-së Cameron Alford.