Gjendet i vdekur një person në një fshat të Prizrenit

Një burrë raportohet se është gjetur pa shenja jete në fshatin Manastirca në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 29.04.2024 në 06:40h.

Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.