Foto: Ilustrim

Aksident me fatalitet në Lipjan

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Lipjan më 22.04.2024, si pasojë e të cilit ka vdekur një 71-vjeçar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në rrugën “Ibrahim Rugova” në ora 14:00h.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën” – ka deklaruar Borovci.

Borovci ka thënë se përderisa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje për 48 orë.