Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në Polici në 24 orët e fundit

Për vetëm 24 orë në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Tri nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Lipjan, një në Fushë Kosovë, një në Pejë dhe një në Viti.

Siç njofton Policia, në këto raste të gjithë të dyshuarit janë burra, e viktimat janë gra.

Sipas Policisë, dje më 25.04.2024 në 07:36h në Lipjan, viktima shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari.

Policia tha se palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

Rasti i dytë është thënë se ka ndodhur në Fushë Kosovë më 25.04.2024 në 10:00h dhe është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.

Policia tha se pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër është raportuar se ka ndodhur në Prishtinë më 25.04.2024 në 13:00h, ankuesja kishte raportuar se më datë 03.04.2024 i dyshuari e kishte dëbuar nga shtëpia e tyre.

Në raportin policor u tha se i dyshuari nuk është hasur në lokacion, përderisa rasti është duke u hetuar.

Edhe një rast i dhunës në familje është thënë se ka ndodhur në Prishtinë më 25.04.2024 në 12:30h.

Policia njoftoi se është arrestuar i dyshuari, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.

Policia tha se pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Dhunë në familje pati edhe në një rast tjetër të raportuar në Prishtinë më 25.04.2024 në 12:30.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Policia tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti i gjashtë i raportuar dje, më 25.04.2024, ndodhi në Viti në 19:00h.

Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Policia tha se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

Rasti i fundit i raportuar është thënë se ka ndodhur në Pejë më 25.04.2024 në 13:12h.

Policia tha se kanë arrestuar një të dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës.

Viktima u tha se nuk ka dëshiruar të marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpinë e saj.

Policia njoftoi se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.