Ilustrim

Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin dy komplete me libra dhe një fshesë elektrike

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur më 29.04.2024 në shkollën e fshatit Komogllavë në Ferizaj.

Sipas Policisë, dyshohet se janë vjedhur dy komplete me libra dhe një fshesë elektrike.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e shkollës  duke thyer derën e bibliotekës dhe nga aty kanë vjedhur dy komplete me libra dhe një fshesë elektrike”- thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërsa Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.