Goditet me makinë një këmbësor në Lluzhan të Podujevës

Një person është arrestuar pasi dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur me makinë një këmbësor.

Viktima, siç njofton Policia, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës më 29.04.2024 në 20:10h.

I lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.