Ilustrim

Klinë - Arrestohet pasi gjuajti me armë të dyshuarit që po tentonin të vidhnin

Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodhur në Klinë. Siç njofton Policia, dy persona duke tentuar t`i parandalojë dy të dyshuar që po tentonin të kryenin një vjedhje ka shtënë me armë në drejtim të tyre.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast përveç dy të dyshuarve për vjedhje është arrestuar edhe viktima në cilësi të të dyshuarit pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarve për që po tentonin të kryenin vjedhje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar edhe njëri nga viktimat tani i dyshuar, pasi që i njëjti me qëllim të parandalimit të vjedhjes ka shtënë dy herë me pistoletë, e cila është konfiskuar se bashku me 76 fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt”, ka njoftuar Policia.