Parku i Germise
Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve në parkun e Gërmisë për të mërkurën
Përmes një urdhërese, Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në drejtim të parkut ‘Gërmia’ për të mërkurën (01.05.2024).
Urdhëresa përjashton nga kjo ndalesë autobusët e linjës 4 të Trafikut Urban, automjetet e Policisë, KFOR-it, EULEX-it, ndërmarrjeve ‘Pastrimi’ dhe ‘Gjelbër’ dhe automjeteve emergjente.
Derisa linja 5 e transportit publik do të qarkullojë sipas itinerarit deri në lagjen “Sofalia”.
Në urdhëresën e Komunës bëhet e ditur se pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përpos banorëve të lagjeve: ‘Normale’, ‘Tauk Bahqe’ dhe restoranteve: “Gërmia”, “Freskia” dhe “Soma”, do të jetë:
-Kryqëzimi i rrugëve ‘1 Tetori’, ‘ Nazim Gafurri’ dhe ‘Ymer Lutfi Paqarizi’;
-Kryqëzimi i rrugëve ‘Nazim Gafurri’, ‘Xhavit Ahmeti’, dhe ‘Lec Gradica;
-Kryqëzimi i rrugëve ‘Dr Shpëtim Robaj’ me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut Gërmia.
Kurse, transporti publik i qytetarëve për në parkun ‘Gërmia’ deri të pishina do bëhet vetëm me autobusë të linjës 4 të Trafikut Urban.
Komuna potencon se inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit do jenë përgjegjës për ruajtjen të ambientit.