Foto: Freepik

Policia dhe Agjencia për Informim vendosin kamera në veri të Kosovës

Policia e Kosovës dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë njoftuar se kanë vendosur sistem të vëzhgimit me kamera në komunat veriore të Kosovës.

Ky aktivitet është thënë se zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe se është bërë në konsultim mes dy institucioneve në ushtrimin e mandatit të tyre ligjor.

Siç është thënë në njoftim, bazuar në Ligjin për Policinë, ky institucion është i autorizuar të bëjë vëzhgim parandalues në vendet publike, duke përdorur pajisje për incizime video-akustike dhe pajisje fotografuese për t’i vëzhguar vendet publike, aty ku në të kaluarën shpesh janë kryer vepra penale, apo ku ka arsye të bazuar të besohet se vëzhgimi publik do ta zvogëlonte rrezikun nga kryerja e veprave penale dhe do ta përmirësonte sigurinë publike në të ardhmen, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale.

“Bazuar në kompetencat e Policisë së Kosovës, aktiviteti që është duke u zhvilluar sot në komunat e pjesës veriore të Kosovës, është në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit për Policinë dhe Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, i cili ligj përcakton qartë kushtet dhe masat që duhet të ndjekin autoritetet gjatë përpunimit të të dhënave personale”– është thënë në njoftim.

Gjithashtu është treguar se Policia e Kosovës është këshilluar me AIP lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamera, dhe se këto të dhëna do të përpunohen për qëllime të qarta, të ligjshme dhe legjitime, duke garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individëve.

“Çdo veprim në këtë proces siguron një bazë të duhur ligjore dhe për këtë qëllim, vendosja e sistemit të vëzhgimit me kamera në komunat e pjesës veriore të Kosovës, është kryer në prezencë të inspektorëve të AIP-së”– thuhet në komunikatë.

Po ashtu është thënë se nëpërmjet kësaj nisme, Policia dhe AIP theksojnë angazhimin e tyre për të mbrojtur dhe përmirësuar sigurinë publike, duke respektuar plotësisht kuadrin ligjor që rregullon mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtat e qytetarëve.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi njoftojnë publikun për vendosjen e sistemit të vëzhgimit me kamerë në komunat e pjesës veriore të Kosovës, i cili aktivitet zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional. Ky aktivitet është bërë në konsultim mes dy institucioneve në ushtrimin e mandatit të tyre ligjor.

Bazuar në Ligjin Nr. 04/L-076 për Policinë, Policia e Kosovës është e autorizuar të bëjë vëzhgim parandalues të vendit publik, duke përdorë pajisje për incizime video-akustike dhe pajisje fotografike për t’i vëzhguar vendet publike ku në të kaluarën shpesh janë kryer vepra penale, apo ku ka arsye të bazuar të besohet se vëzhgimi publik do ta zvogëlonte rrezikun nga kryerja e veprave penale dhe do ta përmirësonte sigurinë publike në të ardhmen, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale. Andaj, bazuar në kompetencat e Policisë së Kosovës, aktiviteti që është duke u zhvilluar sot në komunat e pjesës veriore të Kosovës, është në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit për Policinë dhe Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, i cili ligj përcakton qartë kushtet dhe masat që duhet të ndjekin autoritetet gjatë përpunimit të të dhënave personale.

Policia e Kosovës është këshilluar me Agjencinë për Informim dhe Privatësi lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, dhe se këto të dhëna do të përpunohen për qëllime të qarta, të ligjshme dhe legjitime, duke garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individëve. Çdo veprim në këtë proces siguron një bazë të duhur ligjore dhe për këtë qëllim, vendosja e sistemit të vëzhgimit me kamerë në komunat e pjesës veriore të Kosovës, është kryer në prezencë të inspektorëve të AIP-së.

Nëpërmjet kësaj nisme, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi theksojnë angazhimin e tyre për të mbrojtur dhe përmirësuar sigurinë publike, duke respektuar plotësisht kuadrin ligjor që rregullon mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtat e qytetarëve.

———————————————————–

Zajedničko Izjava Policije Kosova i Agencije za Informacije i Privatnost- Instalacija sistema za nadzor kamera u opštinama severnog dela Rapublike Kosova

Policija Kosove i Agencija za Informacije i Privatnost obaveste javnost o instalaciji sistema nadzora sa kamerama u opštinama na severu Kosova, koji se razvija u okviru bliske međuinstitucionalne sardanje. Ova aktivnost je obavljena u konsultaciiju sa dviju institucija u vršenju svog zakonskog mandata. 

Prema Zakonu Br.04/L-076 o Policiji, Policija Kosove je ovlašćena vršiti preventivni nadzor na javnim mestima, koristeći opremu za video-akustično snimanje, kao i opremu za slikanje, radi nadzora javnih mesta gde su se u prošlosti često vršila krivična dela, ili gde ima razumne osnove da se veruje da bi javni uvid, shodno za Zakonikom o Krivičnom Postupku, umanjio opasnost od vršenje krivičnih dela, i isto tako bi u buduće poboljšao javnu bezbednost.

Tako da na osnovu nadležnosti Policije Kosova, aktivnost koja se danas odvijala u opštinama na severu Kosova u potpunoj saglasnosti sa odrerbama Zakona o Policiji i Zakona o Zaštiti Ličnih Podataka, koji jasno definiše uslove i mere, koje vlasti trebaju da prate tokom obrade ličnih podataka.

Policija Kosove se konsultovala i obeveštavala sa Agencijom za Informacije i Privatnost u vezi sa obradom ličnih podataka putem sistema nadzora kamera, kao i da će ti podaci biti obrađeni u jasne, zakonite i legitimne svrhe, garantujući poštovanje osnovnih prava i sloboda pojedinaca. Svaka akcija u ovom procesu pruža odgovarajuću pravnu osnovu i u tu svrhu, raspoređivanje sistema nadzora kamera u Opštinama na severu Kosova sprovodi se u prisustvu Inspektora AIP-a.

Kroz ovu inicijativu Policija Kosove i Agencija za Informacije i Privatnost ističu svoju posvećenost zaštiti i poboljšanju javne bezbednosti, u potpunosti poštujući zakonske okvire koji regulišu zaštitu ličnih podataka i prava građana.