Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Dy policë u lënduan gjatë arrestimit të një të dyshuari në Klinë

Një person në Klinë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë më 29.04.2024 në rrugën ‘Ismail Qemajli’ në Klinë.

Sipas njoftimit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa është bërë e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.