Ilustrim
Plagosja në Ferizaj, një i dyshuar bie në prangat e policisë
Mbrëmë, më 26.04.2024 rreth orës 23:45 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj janë plagosur dy persona.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka ka thënë për KALLXO.com se njëri nga të dyshuarit është arrestuar.
“Ju njoftojmë se në ora 23:45 ka ndodh një plagosje në rrugën “12 Qershori” në Ferizajt ku janë plagosur dy persona. Për rastin janë marrë të gjitha veprimet policore ndërsa personat e plagosur janë dëguar në emergjencën e Ferizajt dhe sipas mjekut kujdestar ata janë rrezikut për jetë” – ka thënë ai.
Sipas zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e Ferizajt, dy viktimat janë plagosur në këmbë
“Një i dyshuar është arrestuar dje jemi në kërkim dhe një të dyshuar tjetër” – ka deklaruar Reka për KALLXO.com.