Situata në Prokurorinë e Mitrovicës, temë diskutimi në takimin e Kryeprokurorit të Shtetit me Shefin EULEX-it

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, kanë mbajtur takim për të diskutuar lidhur me forcnimin e  sundimit e ligjit në Kosovë.

Takimi sipas njoftimit të zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit është mbajtur të martën, më 30.04.2024.

Përpos diskutimit për forcimin e sundimit të ligjit, në këtë takim është diskutuar edhe për mbështetjen e EULEX në ruajtjen e privatësisë institucionale.

“Konkretisht në këtë takim u diskutua edhe për mbështetjen e EULEX-it në ruajtjen e pavarësisë institucionale, si dhe ecurinë dhe sfidat në zbatimin e deklaratës së përbashkët të zotimit lidhur me reformën në drejtësi”- thuhet në njoftim.

Në këtë takim po ashtu është diskutuar edhe për menaxhimin e situatës në Prokurorinë e Mitrovicës pas dorëheqjeve së prokurorëve serb.

Në këtë diskutim tutje është diskutuar edhe për luftimin e veprave penale që kanë të bëjnë me shpëlarjen e parave, si dhe me nevojën për rritjen e numrit për mbrojtësit e viktimave të krimit.

“U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka vlerësuar rolin, përkushtimin dhe mbështetjen e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhënë në vazhdimësi për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen”- thuhet tutje në njoftimin e ZKPSH.