Foto: Facebook

300 euro gjobë për bukën pa deklaracion

Gjykata Themelore në Pejë i ka shqiptuar gjobën në shumë prej 300 eurosh ndaj Shaban Qollkaut, pronar i furrës “Vëllezërit Qollaku-2”, pasi i njëjti e kishte pranuar fajin se shiti bukë pa deklaracion.

Inspekcioni i tregut, të komunës së Pejës gjatë inspektimit të kryer tek biznesi “Vëllezërit Qollaku 2”, ka konstatuar se nuk është respektuar neni 17, lidhur me deklaronin e mallit, për shkak se pala ka ekspozuar për shitje bukë dhe prodhime të tjera të miellit pa deklaracion.

“Deklaracioni është i detyrueshëm të vendoset në mallra, dhe për këtë i është tërhequr vërejtja edhe më parë”, thuhet në raportin e Inspekcionit.

Javë më parë i pandehuri kishte pranuar se prodhimet e miellit I kishte shitur pa deklaracion

https://kallxo.com/pranon-se-shiti-buke-pa-deklaracion/

Sipas ligjit kompanitë të cilat shesin mall duhet të kujdesen që konsumatorit t’i ofrojnë informacione të shkruara për përmbajtjen e produktit.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’

Takimi Vitia - profesionistët shëndetësorë. Foto: Facebook/ Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se mbi 300 profesionistë shëndetësorë po i shtohen sektorit publik të shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Vitia ka bërë të ditur më 03.05.2024 se klinikave dhe spitaleve publike shumë shpejt do t’u shtohen rreth 80 specialistë, rreth 200 infermierë, mami, teknikë të radiologjisë e profesionistë të tjerë.

“Sot prita në takim një grup specialistësh të pa punë për të diskutuar angazhimin e tyre në institucionet publike shëndetësore. Së shpejti, klinikave e spitaleve publike, do të ju shtohen; Rreth 80 specialistë, rreth 200 infermierë, mami, teknikë të radiologjisë dhe profesionistë të tjerë.  50 të tjerë do angazhohen në shërbimet e përgjithshme mbështetëse teknike dhe administrate”- ka shkruar ministri Vitia në Facebook.

Vitia ka shkruar se po vazhdon rritja e kapaciteteve infrastrukturore dhe shtimi i kuadrove profesionale si dhe puna drejt shërbimeve sa më cilësore dhe gjithëpërfshirëse në sektorin publik.

Ai thotë se rritja e kapaciteteve infrastrukturore dhe shtimi i kuadrove profesionale është synim i vazhdueshëm qeveritar në të mirë të pacientëve.