Takimi Vitia - profesionistët shëndetësorë. Foto: Facebook/ Arben Vitia.

Vitia: Mbi 300 profesionistë po i shtohen sektorit publik të shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se mbi 300 profesionistë shëndetësorë po i shtohen sektorit publik të shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Vitia ka bërë të ditur më 03.05.2024 se klinikave dhe spitaleve publike shumë shpejt do t’u shtohen rreth 80 specialistë, rreth 200 infermierë, mami, teknikë të radiologjisë e profesionistë të tjerë.

“Sot prita në takim një grup specialistësh të pa punë për të diskutuar angazhimin e tyre në institucionet publike shëndetësore. Së shpejti, klinikave e spitaleve publike, do të ju shtohen; Rreth 80 specialistë, rreth 200 infermierë, mami, teknikë të radiologjisë dhe profesionistë të tjerë.  50 të tjerë do angazhohen në shërbimet e përgjithshme mbështetëse teknike dhe administrate”- ka shkruar ministri Vitia në Facebook.

Vitia ka shkruar se po vazhdon rritja e kapaciteteve infrastrukturore dhe shtimi i kuadrove profesionale si dhe puna drejt shërbimeve sa më cilësore dhe gjithëpërfshirëse në sektorin publik.

Ai thotë se rritja e kapaciteteve infrastrukturore dhe shtimi i kuadrove profesionale është synim i vazhdueshëm qeveritar në të mirë të pacientëve.