Polici goditet me veturë, e dyshuara ik nga vendi i ngjarjes

Një zyrtar policor është goditur me veturë dhe shoferja ka ikur me veturë nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Policia e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se polici është goditur nga e dyshuara me iniciale A.A., e cila pasi e ka goditur zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes.

“E dyshuara, e gjinisë femërore, A.A. është ndaluar nga Policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillur urdhrat e zyrtarit policor për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Zyrtari i lënduar, sipas Ahmetit, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që Policia është në kërkim të të dyshuarës.