Ilustrim

Pranon se shiti bukë pa deklaracion

Shaban Qollkau, pronar i furrës “Vëllezërit Qollaku-2”, e ka pranuar se ka ekspozuar mallra për shitje, bukë dhe prodhime tjera të miellit pa deklaracion.

“Është e vërtet, konstatimi I inspektorit te tregut që me datën 2.10.2017 dhe 06.04. 2017, gjatë inspektimit të kryer në subjektin tim afarist, DPZ “Vellezerit Qollaku 2 “, furrë buke me seli në Pejë, ka konstatuar se kam ekspozuar mallra për shitje, Buke dhe prodhime tjera te miellit, afërsisht 10 produkte, ( Kifle, Byrek, mantia), pa deklaracion”, tha i pandehuri Shaban Qollaku.

Në mbrojtjen e tij tha se asnjëherë me parë nuk ka qenë i dënuar për kundërvajtje të kësaj natyre.

“E pranoj deklaratën që më ngarkohet dhe se asnjëherë më parë nuk kam qenë i dënuar për kundërvajtje të kësaj natyre, e po ashtu dua të deklaroj se kam pas te vendosur çmime për çdo artikull, e cila ka paraparë çmimin dhe produktin dhe se kam besuar se nuk duhet të vendoset afati i skadimit pas që dihet se afati i tyre është 1 ditorë”, tha i njëjti.

Inspekcioni i tregut, të komunës së Pejës gjatë inspektimit të kryer tek DPZ,, Vëllezërit Qollaku 2, ka konstatuar se nuk është respektuar neni 17, lidhur me deklaronin e mallit, për shkak se pala ka ekspozuar për shitje bukë dhe prodhime të tjera të miellit pa deklaracion, ku deklaracioni është I detyrueshëm të vendoset në çdo mallë, dhe për këtë i është tërhequr vërejtja edhe më parë.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’