Komuna e Kamenicës. Foto: Kallxo.com

Kamenica bëhet me zyrë për mbrojtjen e konsumatorit

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, sot kanë hapur zyrën për mbrojtjen e konsumatorit.

Në këtë zyre mund të paraqiten parregullsi që hasin konsumatorët gjatë blerjes së produkteve të ndryshme në treg.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati tha se komuna ka nevojë për shkëmbimin e përvojave të ndryshme.

“Këto janë momente të lumtura për hapjen e një zyre të tillë, dhe po e përcaktojmë edhe një person përgjegjës. Duhet të mundohemi të promovojmë raste të ndryshme në mënyrë që të fitojmë besimin e qytetarëve”, tha kryetari Kastrati.

Ndërkaq, kryesuesi nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu tha se do të jetë i gatshëm të ndihmojë Komunën e Kamenicës.

“Shpresoj se do ta respektoni punën dhe do të ecim bashkë drejt suksesit dhe do të jem çdo kohë i gatshëm të jap ndihmë aq sa ka nevojë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, zyrtar përgjegjës për mbrojten e konsumatorit është caktuar zyrtarja Valdete Sopi.

Qytetarët që gjatë blejres së produkteve në pikat e ndryshme të shitjes në Kamenicë, hasin në parregullsi, mund të kontaktojnë falas në këtë nr: 0800 – 11:10.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’