Foto: ZKM

Qeveria miraton ndryshimet në Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se më këtë projektligj rregullohet mbrojtja e konsumatorit.

“Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit dhe përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve dhe shërbimeve dhe adreson çështje tjera lidhur me këtë”-ka thënë Kurti.

Ndërsa, zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj ka cekur disa nga qëllimet e këtij projektligji.

“Më këtë rast adresohen praktikat e padrejta tregtare, kushtet e padrejta në kontratë, masat mbrojtëse për konsumatorin etj”- ka thënë ai.