KryeRrenat e Politikanëve

Në dhjetor të 2016, KALLXO.com nisi projektin e Krypometrit, ku deklaratat e zyrtarëve e bartësve të institucioneve do të mateshin për nivelin e krypës, përkatësisht nëse ato ishin të vërteta apo rrena.

Janë matur deklaratat e krerëve të institucioneve të Kosovës dhe partive politike. Pjesa më e madhe e krypometrave kanë rezultuar me më shumë krypë, rrjedhimisht rrena.

Përveç rrenave, Krypometri ka gjetur burra e gra të fjalës në mesin e politikanëve, edhe pse minoritet në mesin e kolegëve të tyre. E disa nga politikanët e zyrtarë nuk janë skuqur kur kanë ndërruar komplet qëndrim e tabor.

Një prej politikanëve më të përfaqësuar në krypometër është presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai është kapur në rrenë për çështjen e Brezovicës, për themelimin e Ushtrisë, për mos paditjen e Serbisë për gjenocid. Madje, krypometri ka gjetur se ai ka tentuar të bëjë me legjitim postin që mban duke i ‘fryrë’ votat që kishte marr për t’u zgjedhur president.

Presidenti Thaçi, në 2015 sa ishte pjesë e Qeverisë kishte deklaruar se do të ngrisë padi për gjenocid ndaj Serbisë në momentin më të përshtatshëm. Ai moment nuk ka ardhur asnjëherë deri më tani. Kosova ende s’e ka paditur shtetin e Serbisë.

Rrena për Padi për Gjenocid Ndaj Serbisë

Thaçi, por edhe të tjerë kishin premtuar investime në Brezovicë, ku pastaj do të punësoheshin rreth 4 mijë punëtorë. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë dhe krypometri e ka cilësuar si rrenë të kryptë.

Mashtrimet me Brezovicën

Më 17 shkurt të 2014, kur Thaçi kishte qenë kryeministër kishte deklaruar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke parakaluar për herë të fundit me këtë statut, sepse vitin e ardhshëm do të parakalojnë si Ushtri. Thaçi gënjeu. FSK-ja edhe pas katër viteve parakaloi me të njëjtin mandat.

Kosova Vajton ‘Autogolin’ për Themelimin e Ushtrisë

Shpesh ishte protagonist i krypometrit edhe Ramush Haradinaj, sidomos pas marrjes së postit të kryeministrit për herë të dytë në karrierën e tij.

Zotimet e bëra gjatë kohës sa nuk ishte kryeministër bënë që shpesh të zihet në rrenë. Fillimisht, ai disa herë e kishte përjashtuar mundësinë e qeverisjes me PDK-në. Por në fund, ai arriti të bëhej kryeministër për herë të dytë vetëm pasi u bashkua me Kadri Veselin.

Rrenat e Haradinajt për Kadri Veselin

E derisa Haradinaj ishte në opozitë dhe pjesë e garës për të qenë në krye të Qeverisë, zyrtarët e saj në DebatPernime kishin folur edhe për blerjet e luksit.

I dërguari nga AAK-ja, Besnik Tahiri kishte thënë se është e tmerrshme blerja e telefonave luksoz nga zyrtarët e Qeverisë.

Mirëpo pak ditë pasi ishte votuar si kryeministër, Qeveria kishte shpenzuar 6 mijë euro për blerjen e 14 telefonave.

AAK i Ha Fjalët Për Shpenzimet në Telefona

Haradinaj kishte gënjyer edhe kur kishte deklaruar që sapo të vijë në krye të Qeverisë, brenda 90 ditë do të liberalizohen vizat. Kanë kaluar më shume se 200 ditë të Qeverisë së tij dhe Kosova nuk e ka liberalizimin e vizave.

‘Hetimet Vazhdojnë’ për Liberalizim të Vizave

Haradinaj gjithashtu para se të bëhej kryeministër deklaronte me siguri të madhe se Qeverisë së Kosovë nuk i duhen më shumë se sa një zëvendës ministër.

“Vetëm 1 zëvendësministër, vetëm një duhet. Jo, me nga dy zëvendësministra s’munden me qenë ma’, thoshte Haradinaj dikur.

Mirëpo me të ardhur në pushtet, shifrat e premtuara për zëvendës ministra, në disa  ministri edhe u gjashtëfishuan.

KRYPOMETRI: ‘Abuzimi Arrogant me Pushtetin’

Njëjtë sikur Haradinaj, edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i kishte ‘hëngër’ fjalët për mos-qeverisjen me PDK-në.

Madje, ai kishte deklaruar se nuk do të hyjë asnjëherë në koalicion edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Me LDK-në nuk do të jem kurrë në koalicion për arsye se LDK-ja neve na ka mashtru”, kishte thënë dikur Pacolli, por në fund maj të 2017, pak orë para afatit të fundit për zyrtarizim të koalicioneve parazgjedhore, ai ishte marrë vesh me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për të hyrë bashkë në zgjedhje.

Rrena e Pacollit për Koalicion me LDK-në

Disa muaj më vonë, ai prapë ndërroi qëndrim, kur e la LDK-në, për të iu bashkuar PAN-it, pjesë e së cilës ishte PDK-ja.

“Marrëveshjes me LDK-në i qëndrojmë prapa. Nuk jam tërhjekë asnjëherë prej fjalës apo marrëveshjes. Nuk mundemi me prishë marrëveshjen me LDK-në në asnjë rrethanë”, kishte thënë Pacolli në Rubikon.

Kryepometri e kishte vlerësuar këtë si rrenë të kryptë vendimet e Pacollit.

Rrenat e Pacollit e Bahtirit për Vija të Kuqe Ndaj PAN-it

Pacolli ishte protagonist në krypometër për huqjen e numrit të shteteve që e kanë njohur Kosovën shtet.

Pjesë e krypometrit ishte edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa. Madje, ai kishte hyrë në krypometër për atë që dinë më së miri, ekonominë. Ai ia huqi për shkallën e papunësisë, por edhe për rritjen ekonomike.

Isa Mustafa i ka Premtuar ‘Rreth 120 Mijë Vende Pune’

Por, Isa Mustafa nuk e përmendi më asnjëherë premtimin e dhënë në fushat për kthimin e flamurit të Ibrahim Rugovës.

Premtimi i Parealizuar i Mustafës për Ndërrimin e Flamurit dhe Himnit

Edhe shumica e kryetarëve të Komunave kanë gënjen drejtëpërdrejtë në emisionin DebatPernime kur po garonin për kryetar të komunave.

Shumë pak prej tyre kanë mbajtur fjalën në lidhje me premtimet për emërimin e grave në pozitat e drejtorive komunale.

Kryetarët e Komunave, Prishtinës, Shtimes, Deçanit, Junikut, Mitrovicës, Obiliqit, Vushtrrisë, Klinës e Ferizajit nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre për emërimin e grave në krye të drejtorive komunale.

Rrena e Shpend Ahmetit

Rrena e Agim Aliut për Emërimin e Grave në Drejtoritë Komunale

Përfaqësim i Grave ‘Nën Minimumin e Kërkuar’ në Shtime

Rrena e Kryptë e Kryetarit të Obiliqit