array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Foto: Facebook

Rrena e Kryptë e Kryetarit të Obiliqit

Deklarata

Xhafer Gashit, Kryetar i Komunës së Obiliqit: “Po, në AAK ka shumë gra që janë të profileve të ndryshme dhe kanë mundësi të qeverisin. Varësisht nga nevojat do t’i aranzhojmë. 50% nëse thotë ligji aq do i japim.”

Xhafer Gashi

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Xhafer Gashi, kryetar i Komunës së Obiliqit, nuk e ka mbajtur zotimin e bërë për emërimin e grave në pozita udhëheqëse. Ai ka premtuar që 50 për qind e drejtorive të udhëhiqen nga gratë, mirëpo ka përfunduar me emërimin e vetëm dy grave në drejtori. Shprehur në përqindje i bie vetëm 18.8% e pozitave udhëheqëse u janë ndarë grave. Pra, kjo vlerësohet si rrenë e kryptë, sepse diferenca në mes të premtimit dhe realizimit është e madhe.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e ka kompletuar ekipin e tij për të qeverisur Obiliqin në katër vitet e ardhshme. Gashi i ka emëruar 11 drejtorët e drejtorive komunale.

Nga 11 drejtori, Gashi ka zgjedhur që grave t’u jap vetëm dy.

Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, do të udhëhiqet nga Zarife Behluli dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të udhëhiqet nga Fitore Hashani.

Në DebatPernime, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi kishte premtuar se ai do të emërojë 50% të grave nëpër drejtori.

“Po në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka shumë gra që janë të profileve të ndryshme dhe kanë mundësi të qeverisin. Varësisht nga nevojat do t’i aranzhojmë. 50% nëse thotë ligji aq do i japim“, kishte premtuar Tahiri në DebatPernime.

E Ligji për barazi gjinore kërkon që pozitat udhëheqëse të ndahen në mënyrë të barabartë në mes të dy gjinive. Kërkesën për barazi gjinore që buron nga ligji iu është kujtuar të gjitha partive nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, udhëheq e vetme qeverisjen në Obiliq me kryetarin Xhafer Gashin.