array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti - Foto: Facebook

Rrena e Shpend Ahmetit

Deklarata

Shpend Ahmeti: “Synojmë gjysmën e drejtorive [gra]”, ishte premtimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti kur është pyetur se sa drejtori do të drejtohen nga gratë në mandatin e dytë të tij si kryetar komune.

Shpend Ahmeti

Vlerësimi

Rrenë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti udhëheqjen e drejtorive ia ka besuar burrave. Deri më tani i ka emëruar 11 burra dhe një grua në krye të 12 drejtorive. Emërimet që ai i ka bërë janë larg synimit që ai kishte. Ahmeti kishte premtuar se synon që gjysma e drejtorive të drejtohen nga gratë në mandatin e tij. Kjo nuk ka ndodhur. Fakti që Ahmeti nuk ka thënë se do t’i emërojë gjysmën gra, por vetëm ka thënë që synon nuk amnistohet nga Krypometri, i cili e vlerëson si premtim të pa-mbajtur, rrjedhimisht Rrenë.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e ka mbajtur një nga premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore.

“Synojmë gjysmën e drejtorive [gra]”, ishte premtimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti kur është pyetur se sa drejtori do të drejtohen nga gratë në mandatin e dytë të tij si kryetar komune.

Nga 13 drejtori sa ka në total komuna e Prishtinës, Ahmeti i ka emëruar 12 drejtuesit e drejtorive përkatëse ose mbi 90 përqind të totalit të drejtorive. Deri më tani, Ahmeti e ka emëruar vetëm një grua në krye të një drejtorie komunale.

Nora Kelmendi do ta udhëheqë edhe këtë mandat Drejtorinë e Kadastrit. Ndërsa, njëmbëdhjetë drejtoritë tjera do të udhëhiqen nga burrat. Përveç drejtorive, Ahmeti edhe zëvendësin e tij e ka një burrë, Selim Pacollin.

Ka mbetur edhe një drejtori që ende nuk ka ende drejtues. Por, edhe nëse hipotetikisht në krye të kësaj drejtorie do të emërohet një grua, kryetari Ahmeti është shumë larg premtimit që e ka dhënë.

Të emëruara: 13 drejtori në total, 12 deri tash te emërtuar – nga to vetëm 1 grua.

  1. Drejtorinë e Kadastrit: Nora Kelmendi
  2. Drejtorinë e Administratës: Muhedin Nushi
  3. Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm: Genc Bashota
  4. Drejtorinë e Urbanizimit: Ardian Olluri
  5. Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies: Arben Vitia
  6. Drejtorinë e Arsimit: Januz Salihaj
  7. Drejtorinë e Inspeksionit: Brahim Mehmetaj
  8. Drejtorinë e Pronës: Dren Kukaj
  9. Drejtorinë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave: Gëzim Mehmeti
  10. Drejtorinë për Rini Kulturë dhe Sport: Yll Rugova
  11. Drejtorinë e Bujqësisë: Shkumbin Gashi
  12. Drejtorinë e Financave: Ismail Kokaj
  13. Shërbime Publike: XY