Përfaqësim i Grave ‘Nën Minimumin e Kërkuar’ në Shtime

“Kjo [tri drejtori të udhëhequra nga gratë] është minimumi i garantuar, sigurisht kualiteti po rritet, ambiciet po rriten dhe besoj se do të jetë më i  madh shumë”

Naim Ismajli, Shkurt 2018

Rrenë

Naim Ismajli: “Kjo [tri drejtori të udhëhequra nga gratë] është minimumi i garantuar, sigurisht kualiteti po rritet, ambiciet po rriten dhe besoj se do të jetë më i  madh shumë”

Vlerësimi: Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do t’i emërojë më shumë se tri gra në krye të drejtorive. Por, ai i ka emëruar vetëm dy gra në mandatin e ri, të fituar në fund të vitit 2017.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Naim Ismajli në nëntor të vitit të kaluar është rizgjedhur kryetar i Komunës së Shtimes.

Në mandatin e kaluar, Ismajli ua kishte besuar tri drejtori komunale grave: Drejtorinë për Shërbime Publike, atë të Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe atë Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në debatet për zgjedhjet komunale 2017, të udhëhequra nga Jeta Xharra, kryetari i Shtimes kishte premtuar se në mandatin e ardhshëm do të ketë më shumë gra në krye të drejtorive.

“Kjo [tri drejtori të udhëhequra nga gratë] është minimumi i garantuar. Sigurisht kualiteti po rritet, ambiciet po rriten dhe besoj se do të jetë më i  madh shumë”, pati thënë Ismajli.

Gjatë kësaj jave ai ka emëruar ekipin e drejtorëve për mandatin e ri.

Kryetari Ismajli nuk e ka rritur numrin e grave në krye të drejtorive. Përkundrazi, ai e ka ulur për një në krahasim me mandatin e kaluar.

Nga shtatë drejtori, Ismajli ka vendosur që vetëm Drejtorinë e Shëndetësisë dhe atë të Gjeodezisë e Kadastrës t’ua besojë grave.

Drejtorët e rinj të drejtorive komunale në Shtime janë:

  1. Muhadin Halili – Drejtor i Administratës së Përgjithshme,
  2. Mensur Neziraj – Drejtor i Drejtorisë për Arsim,
  3. Shqipe Rexhaj – Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadaster edhe Gjeodezi,
  4. Fitim Hoxha – Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.
  5. Lumni Amrushi – Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport,
  6. Halil Halili – Drejtor i Drejtorisë për Sherbime Publike,
  7. Shpresa Tafa – Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kaçaniku në pritje të ujit

by Qëndresë Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend