array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Facebook

Premtimi i Parealizuar i Mustafës për Ndërrimin e Flamurit dhe Himnit

Deklarata

Isa Mustafa, 2014: “Istogu ia dha Kosovës Presidentin Rugova, ia dha edhe Fadil Feratin. Ne do t’ia kthejmë Kosovës himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” dhe flamurin e Dardanisë”, kishte deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Isa Mustafa

Vlerësimi

Rrenë

Isa Mustafa ka udhëhequr qeverinë e Kosovës për 28 muaj, deri në shkarkimin e qeverisë nga Kuvendi i Kosovës. Mustafa sa ka qenë kryeministër nuk e ka iniciuar ndërrimin e flamurit dhe Himnit të Republikës. As flamuri dhe as himni nuk janë ndërruar. Tash ai nuk është në garë për deputet dhe as për kryeministër. Premtimi i tij, ka mbetur i parealizuar

Artikulli

Kreu i Qeverisë, Isa Mustafa para se të merrte këtë post, i kishte premtuar elektoratit të LDK-së, atë që ata e kërkojnë me ngulm, ndërrimin e flamurit me atë të Presidentit Rugova dhe vendosjen e himnit “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa më 28 Prill të vitit 2014, gjatë një takimi me qytetarët e aktivistët e LDK-së në Komunën e Istogut kishte deklaruar se LDK-ja do ta kthejë flamurin dhe himnin e Presidentit Rugova.

“Istogu ia dha Kosovës Presidentin Rugova, ia dha edhe Fadil Feratin. Ne do t’ia kthejmë Kosovës himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” dhe flamurin e Dardanisë”, kishte deklaruar Kryeministri Rugova.

Mirëpo Isa Mustafa gjatë kohës sa ka udhëhequr qeverinë nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

LDK në zgjedhjet e fundit doli e dyta, pas PDK-së, por pas një bllokade prej rreth 6 muajve, PDK-ja u detyrua t’ia japë pozitën e Kryeministrit. Edhe 9 vjetori i shtetësisë së Kosovës është festuar me himnin e Republikës, i cili nuk ka tekst.

Presidenti Rugova sa ishte gjallë kishte propozuar që flamuri i Dardanisë, që tani është stema e Zyrës së Presidentit, të jetë flamuri i Republikës së Kosovës.

Edhe kënga “Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë” ishte propozuar si Himn i Republikës së Kosovës, e cila nuk u shpall në kohën sa ishte gjallë Presidenti Ibrahim Rugova.