Krypometri do të verifikojë faktet e publikimeve në Facebook dhe Instagram

Krypometri është bërë pjesë e programit të kompanisë Meta për verifikimin e fakteve në rrjetet sociale: Facebook dhe Instagram.

Meta ka lëshuar komunikatë për fillimin e verifikimit të fakteve në postimet që bëhen në Facebook dhe Instragram, të cilën mund ta lexoni të plotë.

Komunikata e plotë

Si pjesë e luftës së Facebook kundër keqinformimit, ne bashkëpunojmë në të gjithë botën me kontrollues të pavarur faktesh të palëve të treta të cilët shqyrtojnë dhe vlerësojnë saktësinë e përmbajtjes. Sot ne po njoftojmë nisjen e programit tonë të kontrollit të fakteve nga palët e treta në Kosovë me Krypometer, një kontrollues faktesh i certifikuar përmes rrjetit ndërkombëtar jo-partiak të kontrollit të fakteve.

Kur një kontrollues faktesh vlerëson një histori si false, ne e shfaqim më pak atë në News Feed, duke ulur ndjeshëm shpërndarjen e saj. Kjo ndalon përhapjen e lajmeve të rreme dhe zvogëlon numrin e njerëzve që e shohin atë. Faqet dhe domenet që shpërndajnë vazhdimisht lajme të rreme do të shohin gjithashtu uljen e shpërndarjes së tyre dhe heqjen e aftësisë për të fituar para dhe reklamim. Dhe kur një postim është shënuar si i rremë, ne paralajmërojmë njerëzit që e shohin postimin ose përpiqen ta ndajnë postimin, që është shënuar si i rremë. Kontrolluesit e fakteve nuk heqin llogaritë ose faqet nga Facebook.

“Ne jemi të lumtur që nisim programin tonë të kontrollit të fakteve të palëve të treta në Kosovë me Krypometer. Lufta kundër lajmeve të rreme është një përgjegjësi që ne e marrim seriozisht, prandaj po punojmë vazhdimisht për mënyrat që ndihmojnë ndalimin e përhapjes së tyre në platformën tonë” tha Kateryna Kruk, Menaxhere e Politikave Publike për Kosovën.

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht për mënyrat që ndihmojnë ndalimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën tonë dhe për të kuptuar vlerën e partneritetit me ekspertë vendas për ta realizuar këtë. Ne jemi të kënaqur që fillojmë të punojmë me Krypometer dhe i mirëpresim ata në programin tonë global,” tha Sophie Eyears, Menaxhere e Zhvillimit të Partnerëve Strategjik, Integriteti i Lajmeve në Meta.

Ky program është në përputhje me kornizën tre-pjesëshe të Facebook për të përmirësuar cilësinë dhe autenticitetin e postimeve në News Feed, ku Facebook heq llogaritë dhe përmbajtjet që shkelin standardet e tij të komunitetit ose politikat e reklamave; redukton shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve joautentike si klikimi; dhe informon njerëzit duke u dhënë atyre më shumë kontekst për postimet që shohin.

“Përdorimi i këtij mekanizmi të Facebook do të ndihmojë edhe më shumë në rritjen e impaktit të punës së organizatës tonë drejt luftimit të lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Për shumë vite kemi punuar në verifikimin e mbi 1,000 informacioneve të rreme të publikuara në mediat e vendit.

Kemi ekipin më të  mirë të verifikuesve të fakteve në vend dhe mekanizmat e  verifikimit të certifikuar. Kjo na garanton që do kemi punë cilësore dhe shpresojmë në rezultate të mira. Ne e dimë që qytetarëve u intereson e vërteta dhe me punën tonë ne besojmë që do të kemi rrjete sociale me më pak rrena e me më shumë të vërteta.” – tha Faik Ispahiu, drejtor ekzekutiv i Internews Kosova.

Krypometer do të fillojë verifikimin e fakteve në Facebook dhe Instagram në ditët në vijim. Sot, ne punojmë me më shumë se 80 partnerë për verifikimin e fakteve në më shumë se 60 gjuhë në mbarë botën dhe po investojmë në mënyra për t’i shkallëzuar më tej këto përpjekje.