Video: Mesazhi i Dardan Molliqajt për Kujtim Shalën

Dardan Molliqaj, Deputet nga Grupi i Pavarur i Deputetëve u përfshi në polemikën me deputetin e LDK-së, Kujtim Shala dhe Deputetit të Pavarur, Frashër Krasniqi,  lidhur me gjykimin për sulmin në Kuvend.

Frashër Krasniqi, i cili është në mesin e të gjykuarve për këtë sulm tha se disa deputetë të LDK-së e kanë quajtur atë dhe të akuzuarit e tjerë ‘terroristë’.

Pas kësaj, Kujtim Gashi kërkoi që të përmenden emra konkret lidhur me këto akuza.

Dardan Molliqaj në këtë diskutim tha se deputetja Besa Gaxherri dhe ish-Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

“Nuk jam unë këtu me thonë emra, ekzistojnë videot, fjalimet në këtë Kuvend, një prej tyre është Besa Gaxheri është isa Mustafa si kryeministër. Kur të bëni akuza duhet me u bo gati me marrë edhe përgjigje. Unë nuk besoj në këtë idenë që s’duhet me diskutu për sistemin e drejtësisë, kjo është budallaki. Tjetër çka është ndërhyrja në proceset gjyqësorë, po ka që se kuptojnë.”, tha Molliqaj.

Në anën tjetër Shala tha se nga deputetët e LDK-së është përmendur vetëm akti terrorist dhe jo autorët e tij.