Seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Kuvend

Dështon sërish seanca për sulmin ndaj Kuvendit

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj seance është mungesa e të akuzuarit Egzon Haliti, mungesën e të cilit e arsyetoi mbrojtësi i tij, Emrush Kastrati.

Poashtu mungoi dhe dëshmitari Egzon Metolli, i cili nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin të akuzuarit Adea Batusha, Atdhe Arifi, e Frashër Krasniqi.

Ata akuzohen nga Prokuroria për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit 2016.

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ky rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Kurse nga gjykata e shkallës së parë Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë, ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Seanca e radhës, u caktua për datën 21 janar në ora 9:00.

Mungon prokurorja, shtyhet seanca e gjykimit ndaj aktivistëve Vetëvendosjes për sulmin ndaj Kuvendit