Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Të mërkurën, Kuvendi edhe një herë flet për dialogun

Rreth 3 minuta zgjati mbledhja e kryesisë e thirrur sot nga ana e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në këtë mbledhje u mor vendimi për seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në lidhje me draft- marrëveshjen gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të mbahet të mërkurën

Menjëherë pas marrjes së vendimit për seancë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se dokumenti i Qeverisë i dërguar në shtetet e Quint-it është i papranueshëm nga ana e partisë së saj dhe LDK-së.

Ajo madje pati një mendim në lidhje me dokumentin e qeverisë.

“Dokumenti u qeverise tenton ta barazojë luftën e UÇK me krimet e Serbisë”, tha Haxhiu duke shtuar se ky dokument i’u është dërguar edhe vendeve të Quintit.

Shefit i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Kransiqi tha pas mbledhjes së nuk e di nëse do të vijnë në këtë seancë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, opozita i ka bërë trend thirrjet e seancave të jashtëzakonshme.

“Seanca e së mërkurës është si rrjedhojë e një kërkese të opozitës, kjo është bërë si një trend i opozitës. Në vend që të vijnë në seanca të rregullta thirrin seanca të jashtëzakonshme. Seanca është thirrur për dialogun dhe për këtë Kuvendi e ka thënë fjalën e saj. Tashmë ata po duket se nuk po e kanë kurajën se nuk duan të marrin pjesë në dialog po mundohen përmes manipulimeve të thonë diçka”, tha Krasniqi para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar javën e kaluar ekipin negociator që do të udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.