Kuvendi Komunal | Foto: Komuna e Prishtinës

Tahiri: S’do të ketë koalicion të PSD-së me PDK-në në Prishtinë

Zërat se mund të ketë një koalicion mes PDK-së dhe PSD-së në komunën e Prishtinës i ka mohuar zëdhënësi i kësaj komune, Adonis Tahiri.

Ai në një prononcim për KALLXO.com tha se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

“Shumë shkurtë të them që nuk ka koalicion të tillë, as nuk ka me pas mes PDK-së dhe PSD-së”, tha ai.

Mendim ndryshe ka pasur asamblisti i PDK-së në këtë komunë, Migjen Shala, i cili tha se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti në nivel lokal.

“Ne nuk kemi kurrfarë marrëveshje për momentin me PSD-n,  por ne vija të kuqe nuk kemi me askënd. E kam fjalën për nivel lokal në të ardhmen çka ndodh nuk e di”, tha ai për KALLXO.com

Ditë më parë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se pas pritjes 5-muajshe nga Lëvizja Vetëvendosje për kërkesën për koalicion ai tha se nuk do t’i presë më dhe do t’i shkarkojë drejtorët e drejtorive komunale që ata i qeverisin.

Partia Socialdemokrate e cila e udhëheq edhe komunën e Kamenicës me kryetar Qëndron Kastratin ka ndërprerë bashkëpunimin edhe në këtë komunë me Lëvizjen Vetëvendosje.

‘Përplasjet’ e miqve pas ndarjes

 

https://kallxo.com/partia-e-shpend-ahmetit-e-nis-rrugen-politike-me-ndarje/

 

https://kallxo.com/egzon-azemi-i-vetevendosjes-shkarkohet-nga-bordi-i-ndermarrjes-publike-banesore/

.