Përmbyllet trajnimi për snajperistë, kuadro të cilat pritet t'i shtohen njësive të FSK-së

U përmbyll kursi bazë për snajper, nga e cila u certifikuan 14 snajperistë, kuadro të cilat pritet t’i shtohen njësive të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kështu njoftoi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke bashkangjitur edhe fotografi nga trajnimi.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Bazë për Snajper”,dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do ju shtohen njësive të FSK-së. Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve” – ka shkruar ministri Maqedonci në rrjetin social “Facebook” më 03.05.2024.