Ndalohet për 48 orë personi i dyshuar për keqtrajtim të kafshës

Ditë pë parë në redaksinë e KALLXO.com ishte dërguar një video teksa shihej një person duke goditur një kafshë e cila është vështirë të identifikohet nëse është qen apo mace.

Personi i cili shihet në një video është A. A. I njëtjti është ndaluar nga Policia e Kosovës për 48 orë. A. A., nga Prokuroria po dyshohet se ka kryer veprën penale të keqtrajtimit të kafshëve.

“Është lëshuar aktvendim për ndalim për të njëjtin person që na keni dërgu në videon, është ndalu për veprën penale të keqtrajtim i kafshëve”- tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës.

Pas pranimit të këtij materiali KALLXO.com kishte kërkuar nga Prokuroria e shtetit që të fillojnë hetimet, duke kërkuar në mënyrë urgjente që të identifikohej personi në fjalë.

Reagimi i Prokurorisë së Prishtinës qe i menjëhershëm pasi brenda ditës kishte autorizuar Policinë që të grumbullonte informacione lidhur me rastin.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit sipas detyrës zyrtare, ka autorizuar policinë për grumbullimin e provave dhe informatave drejt identifikimit të personit i cili shihet në videon e dërguar në emailin tonë, e në saje të rezultateve do të veprojë tutje konform dispozitave të KPPRK-së”- tha zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.