Ilustrim

Prokuroria jep detaje për arrestimin e stomatologut nga Lipjani për dhunim seksual të pacientes

Një stomatolog është arrestuar para disa ditëve, nën akuzën për dhunim seksual të pacientes së tij.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëvendës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka treguar për arrestimin e stomatologut.

“Stomatologu në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan i cili ka qenë në mbikëqyrje të viktimës, dyshohet se e ka dhunuar atë seksualisht”, tha Berisha.

Ai shtoi se në bazë të dyshimeve, i njëjti dyshohet se e ka marr viktimën dhe pa dëshirën e saj ka shkuar në një motel.

Tutje, Berisha ka njoftuar se për të njëjtin është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Florie Ahmeti zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës ka thënë për KALLXO.com se me datë 16 tetor është arrestuar një person për një rast të dhunimit.

“Me 16 nëntor rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Lipjan është raportuar për një rast dhunimi, andaj me këtë rast është arrestuar një person. Me rastin është marrë stacioni i Policisë në Lipjan”, tha Ahmeti për KALLXO.com