FOTO : Baleti Kombëtar i Kosovës

Baleti Kombëtar i Kosovës fiton çmimin kryesor në festivalin "Albanian Dance Competition” në Elbasan

Baleti Kombëtar i Kosovës është shpërblyer me çmimin e parë për koreografinë më të mirë në festivalin “Albanian Dance Competition, Creativity&Interpretation”, i cili është mbajtur në Elbasan.

Këtë çmim BKK e mori për shfaqjen “Time” me koreografi të Taulant Shehut.

Përveç këtij çmimi, BKK ka marrë edhe Çmimin e tretë për interpretimin më të mirë.

“Shfaqja ‘Time’, produksion i Baletit Kombëtar të Kosovës, është shpërblyer me çmimin e parë të festivalit ‘Albanian Dance Competition, Creativity&Interpretation’, për koreografinë më të mirë, mbajtur në qytetin e Elbasanit”- thuhet në njoftimin e BKK-së.

Edicioni i tretë i festivalit “Albanian Dance Competition, Creativity &I nterpretation” është mbajtur nga 24 deri më 29 prill 2024.