Mustafa: Nuk Rrezikohet Liberalizimi

Dje Kuvendi i Kosovës në një mbledhje që nuk zgjati më shumë se pesë minuta nuk arriti të votojë rekomandimin e organit të pavarur përgjegjës për emërimin e kryesuesit dhe një anëtari të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ky organ kishte rekomanduar për kryesues të OShP-së Blerim Dinën, ndërsa për anëtare të tij Vjollca Shala-Kurtishajn.

Por Kryeministri Isa Mustafa gjatë një vizite në Suharekë tha se ky dështim në Kuvend nuk e rrezikon liberalizimin e vizave.

“Unë mendoj që jo, s’ka as një arsye të rrezikohet, sepse ne kemi plotësuar të gjitha kriteret sa i përket OShP-së dhe sistemit të prokurimit. Mund të ju them se vitin e kaluar ne kemi kompletuar Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kemi ndryshuar ligjin mbi prokurimin, kemi kaluar nga ky vit në prokurimin elektronik,” tha Mustafa.

Njëri nga 8 kriteret e fundit për lëvizje të lirë është që OShP-ja të ketë anëtarë jopartiakë.

http://kallxo.com/demarkacioni-kusht-per-heqjen-e-vizave/

Mustafa tha se zgjedhja e anëtarëve të OShP-së mund të bëhet ndonjë ditë tjetër.

“Çështja e zgjedhjes së anëtarëve të OShP-së është çështje praktike, e cila në qoftë se nuk është kryer dje, kryhet për një javë ditë, është çështje e cila do të ndodhë gjithmonë, sepse gjithmonë do të kemi zgjedhje dhe rizgjedhje, mirëpo është me rëndësi që ne kemi siguruar që me ligj ky organ të jetë i pavarur dhe të jetë profesional,”tha Mustafa. [interaction id=”56e985ed51c54f4063c8a261″]