Dy të vdekur në një aksident në Suharekë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Shirokë të Suharekës më 28.04.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Faton Alija, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit. Njësitë tona janë në vendin e ngjarjes”- ka konfirmuar Alija.

Sipas drejtorit të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.