Policia, ilustrim Foto: Pixabay

Gjendet i vdekur një person në Suharekë, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një burri në Suharekë, trupi i të cilit u gjend pa shenja jete në shtëpinë  e tij.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 15:15, më 20.04.2024.

Në Polici është raportuar se viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin  e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. 

Rasti është në procedurë hetimore.