Aksidenti me fatalitet në Suharekë, vozitësja e veturës dërgohet në mbajtje për 48 orë

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksident tragjik mes një motoçiklete dhe një veture më 28.04.2024 në Shirokë të Suharekës.

Në lidhje me këtë rast, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit të Policisë së Kosovës, Faton Alija, tha për KALLXO.com se shoferja e veturës së përfshirë në këtë aksident pas trajtimit mjekësor me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës në lidhje me këtë rast.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

Në këtë aksident kanë vdekur dy personat që ishin në motoçikletë.

Dy të vdekur në një aksident në Suharekë