Ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara për 24 orë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuara në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, të entjen më 02.05.2024 në Prishtinë është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në familje, ka përdorur forcë ndaj një gruaje.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.

Ndërsa, një grua ka informuar dje më 02.05.2024 se i dyshuari në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Obiliq një grua ka informuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa në Pejë një burrë është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje është regjistruar edhe në Istog, një burrë ka raportuar se i dyshuari i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.