Një 32-vjeçar gjendet pa shenja jete në tavanin e shtëpisë së tij në Shiroke të Suharekës

Më 20.04.2024 rreth orës 15:46 në fshatin Shirokë të Suharekës, policia ka gjetur një person pa shenja jete në tavanin e shtëpisë se tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për KALLXO.com se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Suharekës.

“Policia është njoftuar se në fshatin Shirokë – Suharekë, në shtëpinë e tij, dyshohet se një person ka bërë vetëvarje me litar. Viktima është A. (R) T. i lindur më 1992. Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka dalë edhe një ekip nga Emergjenca -QKMF -Suharekë, rreth  orës 16:00 mjeku ne vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës” – tha zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi.

Ai tutje shtoi se shikimi i vendit të ngjarjes dhe mbledhja e dëshmive është kryer nga Sektori i Hetimeve nga Stacioni Policor i Suharekës dhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Prizreni.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe është hapur rast për “Hetim të Vdekjes”.