Aksioni Polici - AKI, konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro

Katër persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia gjatë një aksioni antidrogë në fshatin Grejkoc të Suharekës.

Policia bëri të ditur se gjatë aksionit ka konfiskuar drogë në vlerë rreth 70 mijë euro, si dhe ka sekuestruar dëshmi tjera relevante gjatë operacionit i cili u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë e Intelegjencës – AKI.

Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër (4) personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve””, njoftoi Polica më 21.04.2024.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin Grejkoc të Suharekës  dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si  në vijim:

  • Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).
  • Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
  • Një (1) diviar.
  • Një (1) veturë,.
  • Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
  • Një (1) peshore digjitale.
  • Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.
  • Një (1) Iphone 12 pro.
  • Një (1) telefon Samsung.
  • Një (1) telefon Iphone XS .
  • Një (1) Telefon Nokia .
  • Një (1) veturë BMW.

Të dyshuarit e  arrestuar janë  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit  ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro ( Shtatëdhjetë mijë Euro).