Policia heton vdekjen e një personi në Gjakovë

Policia po heton vdekjen e një personi në Gjakovë, që ndodhi më 02.05.2024.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur djalin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohet pa shenja jete” – thuhet në raport policor.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.